Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 04:03

​Qeveria rrit 4 përqind pagat dhe 20 përqind për rastet sociale

Prishtinë | 12/01/2018 17:31

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës. Sipas këtij vendimi pagat rriten 4 përqind mbi pagën bazë, duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se  rritja e pagave,  nga bëhet në përputhje me rritjen ekonomike.

Këtë lajm kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim për rritje prej 20 përqind të skemave sociale, nga fillimi i këtij viti.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica,  tha se nga kjo rritje familjet do të përfitojnë nga 60 deri në 160 euro, varësisht prej anëtarëve të familjes.


Gjatë kësaj mbledhje Qeveria emëroi Avni Arifin, shef të negociatave me Serbinë. Arifi është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj. Kryeministri Haradinaj tha se  zyrtarë të lartë të BE-së, kanë kërkuar që Kosova ta emërojë një shef të negociatave.

Qeveria po ashtu ka ndarë mbi 45 mijë euro për komunën e Gjilanit për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin “Flaka e Janarit”. Qeveria po ashtu ka miratuar propozim vendimin për miratimin e buxhetit për vitin 2018 për komunën e Lipjanit në vlerë prej 15 milionë e 631 mijë e 989  euro, duke përfshirë dhe rritjen për 4 përqind të pagave.  Qeveria ka ndarë mjete  në vlerë prej 65 mijë euro, për strehimoret për viktimat e dhunës në familje./KosovaPress/


 

 

 

Temat:
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress