Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 27.07.2017 08:42

​Qeveria inicon hartimin e strategjisë kombëtare për zhvillim

Prishtinë | 09/07/2015 12:06

Qeveria e Kosovës ka inicuar hartimin e strategjisë kombëtare për zhvillim 2016-2021. Kjo strategji pretendohet të jetë udhërrëfyes i prioriteteve të cilat do të jenë kryefjalë kryesore për rritjen ekonomike dhe fuqizimin e sektorit privat.

Kështu ka thënë kryeministri Isa Mustafa në hapjen e takimit të iniciuar për përgatitjen e kësaj strategjie. Ai po ashtu ka vlerësuar këtë strategji si shumë të rëndësishëm, duke thënë se nuk dëshiron që ky dokument të mbetet vetëm dokument por të realizohet gjatë periudhës së ardhshme.

Ai po ashtu ka thënë se do të përqendrohen në projektet dhe investimet strategjike.

Ndërsa, ministri i financave Avdullah Hoti, ka thënë se kjo strategji buron nga politikat e qeverisë aktuale.

Kurse, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se është dashur shumë kohë më parë qeveria të ketë një strategji të tillë.

Ky është takimi i parë i iniciuar për përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillim 2021, pas vendimit që kishte marrë Mustafa në qeveri për themelimin e grupit punues. Mustafa ka thënë po ashtu se kjo strategji nuk do të jetë e pa ndryshueshme dhe statike do të ketë mundësi të ndryshimit./Kosovapress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress