Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 24.07.2017 12:36

​Qeveria miraton listën e masave të Pakos Fiskale 2

Prishtinë | 17/07/2017 11:53

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar listën e masave të Pakos Fiskale 2.0.

Ministri në largim i Financave Avdullah Hoti tha se kanë  punuar për të fuqizuar sektorin privat. Ndërkohë kërkoi nga kabineti qeveritar, që t’i miratojnë këto masa dhe ato një nga një të vijnë në Qeveri.

Zëvendëskryeministri në largim Ramiz Kelmendi tha se  lista e pakos fiskale 2 është elementi i fundit që prodhimtarinë vendore e vendos të barabartë me prodhuesit e shteteve  të regjionit. Sipas Kelmendit  kjo është një e arritur historike e Qeverisë për Kosovën dhe prodhuesit vendor.

Ministri në largim i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se meritojnë  përgëzime  të gjithë ata që kanë punuar në finalizimin e listës së masave fiskale, pasi që janë vendime që do të vazhdojnë avancimin dhe lehtësimin e ambientit të të bërit biznes dhe do të ndihmojnë në të ardhmen prodhuesit vendor. Ndërkaq paraqiti dhe shqetësimet e tij në disa pika të kësaj pako fiskale.

Ndërsa kryeministri në largim Isa Mustafa  ka thënë se propozimet të merren parasysh dhe si të tilla të definohen. Sipas tij  Qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë është aprovuar rreth këtyre masave.

Zëvendëskryeministri në largim Ramiz Kelmendi kishte një propozim në këtë mbledhje, që të lirohen nga dogana të gjitha produktet dhe materialet që vijnë nga SHBA-të.

Por propozimi i zëvendëskryeministrit për ministrin Memli Krasniqi nuk është aspak serioz.

Në mbledhjen e Qeverisë ministri në largim  i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka njoftuar lidhur me proceset që po zhvillohen rreth arbitrazhit për AXOS.

Qeveria sot u ka vazhduar mandatin tre vjeçar, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave Naim Baftiu, sekretarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Fitim Sadiku, atij të Ministrisë së Bujqësisë Kapllan Halimit si dhe sekretarit të Ministrisë së Kulturës  Rinisë dhe Sportit Veton Firzi. Ndërsa ka emëruar Berat Havollin këshilltar të konstituencës së Qeverisë së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress