Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​​PTK vazhdon veprimtarinë ilegale

Prishtinë | 24/09/2016 11:01

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), si kompani publike, dikur kompania më profitabile në vend, përveç rënies së të hyrave, sot ajo është bërë pjesë e informalitetit, duke vepruar pa licencë për operimin të platformës IPTV. Menaxhmenti i mëhershëm i PTK-së kishte lansuar platformën kabllore digjitale IPTV, pa licencë. Ndërsa kryeshefi ekzekutiv Agron Mustafa e ka vazhduar në të njëjtën mënyrë. Përveç transmetimit ilegal, kjo kompani kundërligjshëm është duke i shfrytëzuar edhe kanalet e platformës digjitale të licencuar në Kosovë “DigitAlb”. Nëse nuk licencohen do t’i ndërpritet aktiviteti IPTV së PTK-së.

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Adnan Merovci, në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se deri më tani këtij transmetuesi nuk i kanë lëshuar asnjë licencë për operimin të platformës IPTV. Merovci ka treguar se më herët nuk ka pasur bazë ligjore për licencimin e platformës së IPTV-së, por ka më shumë se një muaj që ekziston baza ligjore, e për të cilën PTK ende nuk ka aplikuar për licencë.

“Post Telekomi i Kosovës e ka një platformë e ashtuquajtur IPTV para disa viteve, që transmeton nëpër Kosovë. Ne si rregullator i kemi dërguar vërejtjet dhe letra Post Telekomit, por fatkeqësisht nuk kemi ndonjë përgjigje . Edhe pse në aspektin ligjor ne nuk mund të ndërhyjmë për arsye se nuk kemi pasur deri me tani legjislacion për ta licencuar.  Tani para një muaj e diçka është aprovuar rregullorja dhe ata kanë një afat të caktuar ku duhet të licencohen. Si të licencuar ata bëhen etnitet i kontrollueshëm prej neve dhe ne atëherë ne mund të ndërhyjmë në ç’do aspekt tek ta.”, tha Merovci.

Ai ka treguar se është nxjerr baza ligjore e cila i mundëson PTK-së të veproj me licencë.

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Adnan Merovci, ka shtuar se PTK në mënyrë ilegale i përdorë programet për të cilat nuk ka marrëveshje.

Merovci po ashtu ka thënë se KPM me bazë ligjore mund t’i ndaloj punën ilegale, në rast se ata nuk aplikojnë për licencë.

Përllogaritet që diku mbi 20 ofrues të pa licencuar transmetojnë  shërbime në  IPTV, të cilët ofrojnë përmbajtje të ndryshme televizive për të cilën nuk e kanë asnjë të drejtë. /KosovaPress/



 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress