Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.01.2018 04:16

​Platfroma “Young Entrepreneurs” po vjen!

Prishtinë | 23/11/2017 14:01

Puna jote ja vlenë të promovohet, bashkohu në platformën Young Entrepreneurs!

Në Kosovë dita ditës po shtohet numri i startup bizneseve të krijuara nga të rinjtë e talentuar dhe entuziastë. Pavarësisht nga fakti se startup bizneset e të rinjve duken të jenë tejet premtuese dhe paraqesin produkte e ide inovative, mbijetesa e tyre dhe lancimi në treg është shumë sfidues. Duke e ditur se vetëm 10% e startup bizneseve arrijnë të mbijetojnë në treg, kuptojmë se sa e vështirë është që këto startupe të zgjerohen në biznese të suksesshme. 

Për këtë arsye bizneset e reja të krijuara nga të rinjtë, kanë nevojë për promovim dhe përkrahje më të madhe. Për tu zhvilluar dhe zgjeruar, të rinjëve sipërmarrës ju nevojitet krijimi i lidhjeve me partnerë biznesor, me ndërmarrje më të mëdha, si dhe afrimitet me klientët potencial. Në anën tjetër, shoqëria kosovare duhet të informohet për veprimtaritë e startup bizneseve vendore dhe të ndërgjegjësohet për përkrahje sa më të madhe të këtyre bizneseve, pasi që duke blerë produkte dhe shërbime nga këto biznese ata kontribuojnë direkt në fuqizimin e tyre. 

Fuqizimi i bizneseve të reja vendore nënkupton krijim të vendeve të punës dhe rritje të produktit dhe prodhimit vendor, e kjo pastaj ndikon në mirëqenien e të rinjve tanë dhe në fuqizim ekonomik të vendit.

Education Code si organizatë që ka mision mbështetjen dhe promovimin e fuqizimit ekonomik dhe social e të rinjve, ka zhvilluar platformën elektronike “Young Entrepreneurs”. Kjo platformë është një direktorium i përbashkët i bizneseve të reja ku si fillim do të listohen të gjitha bizneset e reja nga komuna e Prishtinës dhe Graçanicës. 
Pastaj me grumbullimin e mjeteve të nevojshme, platforma do të zgjerohet duke listuar bizneset e komunave të tjera të Kosovës. Në këtë platformë çdo biznes do ta ketë nga një portfolio të veten ku do të ketë informata në lidhje me veprimtarinë e biznesit, lokacionin, kontaktin, klientët, produktet dhe shërbimet që ofrojnë. Regjistrimi dhe plasimi i biznesit në platformën Young Entrepreneurs është falas dhe nuk ka kosto shtesë pasi që qëllimi i kësaj platforme është promovimi i bizneseve të reja, aktiviteteve dhe veprimtarive e tyre. 

Gjithashtu përmes platformës synojmë të krijojmë rrjetëzim të startupe-ve, zgjerim të mundësive për bashkëpunim me biznese më të mëdha dhe mundësi të afrimit me klientë potencialë. Përveç tjerash, Platforma do të përmbajë dhe informata në lidhje me të rejat dhe ngjarjet që ndodhin në ndërmarrësi, teknologji, inovacion e shumë fusha që veçanërisht paraqesin interes potencial për të rinjtë tanë. 

Stafi i Education Code në vazhdimësi është duke regjistruar biznese të reja nga Komuna e Prishtinës dhe Graçanicës. Prandaj, nëse mendoni se edhe startup biznesi juaj duhet të promovohet dhe te jetë pjesë e kësaj platforme, na kontaktoni në emaili-in [email protected] për më shumë detaje rreth mënyrës së regjistrimit. Platforma do të lancohet më datë 7 Dhjetor në Innovation Centre Kosovo (ICK) nga ora 13:00 – 14:30 dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit. 

Projekti “Young Entrepreneurs” është mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndësra partnerë implementues janë Innovation Centre Kosovo dhe ENUM.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress