Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.09.2017 07:49

​Papunësia në euro zonë mbetet e qendrueshme në 9,8 për qind

| 09/01/2017 22:10

Përqindja e papunësisë në euro zonë ka mbetur e qëndrueshme në muajin nëntor, në 9,8 për qind, niveli më i ulët që prej korrikut 2009, njoftoi sot Zyra evropiane e Statistikave, Eurostat.

Kjo përqindje është konform pritjeve të analistëve të pyetur nga ndërmarrësit e shërbimeve financiare “Factset”.

Në muajin tetor, përqindja e papunësisë ishte tashmë 9,8 për qind pas 9,9 për qind në muajin shtator, ku arriti për herë të parë pas pesë vitesh nën 10 për qind.

Në krizën më të rëndë të borxhit, papunësia arriti përqindje rekord në 12,1 për qind në muajt prill, maj dhe qershor 2013.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress