Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:10

​Oda e Afarizmit e shqetësuar për rënien e numrit të mullisëve

Prishtinë | 14/11/2017 17:13

Oda e Afarizmit të Kosovës sot ka organizuar takim të përbashkët me prodhuesit e miellit në Kosovë, ku ka kanë paraqitur sfidat me të cilat përballet ky sektor.

Mes shumë vërejtjeve ata kanë theksuar si problem ngarkesën e acidit folik , subvencionimi i këtij sektori si dhe për politikat fiskale që ka ky sektor.

Drejtori ekzekutiv i OAK, Ismet Mulaj ka thënë se ky sektor ka rënie nga analizat që Oda ka bërë del se prej 99 mullisëve sa kanë qenë numri i tyre është zvogëluar në 40.


Ndërsa, Hysni Zogaj, anëtar i bordit të Odës tha se OAK  ka kohë që është marrë me sfidat e prodhuesve duke ngritur shqetësim dhe se këtë cështje do ta trajtojë deri në  gjetjen e një zgjidhjeje.


Ymer Jusaj, nga industria e grurit “Dardania”, ka treguar sfidat me të cilat përballet ai gjatë punës. Ai po ashtu ka thënë se mullisët janë detyruar të bëjnë investime shtesë pas hyrjes në fuqi të masës së acidit folik.

Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullisëve , tha se  i kanë njoftuat të gjitha organet përgjegjëse për të gjitha problemet që kanë mullisët si dhe bujqit. Ai tha se një pjesë të fajit e ka edhe Ministria e Bujqësisë e cila nuk e ka mbështetur aq sa duhet edhe grurin. Sipas Zejnullahut ky sektor ka rënie si pasojë e vendosjes së shumë masave e një ndër to edhe e acidit folik.

“ Kemi pasur një rënie shumë të madhe , fajtor është edhe Ministria e Bujqësisë për fat të keq e cila  nuk e ka mbështet grurin si produkt esencial që përdoret në Kosovë . Po janë mbështet më shumë kungujt edhe mjedrat, duke e ditur që gruri përdoret prej shtresës më të ulët e më tepër deri te shtresa më e lartë. Ne si shoqatë kemi ngrit disa aktivitete kemi punuar rreth këtyre gjërave tu e pas pasurimin e miellit me acid folik . Kemi pasur takime me ish ministrin , kemi ngrit shqetësimet tona , kemi bërë kërkesat por nuk kemi arritur ndoshta ta përmendi edhe AVUK-un”, tha Zejnullahu.

Zëvendësministri i Bujqësisë Vesel Krasniqi, i ka informuar të pranishmit me procedurat dhe punën e Ministrisë.


Ai po ashtu është zotuar se e vetmja rrugë që do ta ndjekin nëse duan ta zhvillojnë ekonominë bë vend është të merren seriozisht vërejtët e juaja. Ai po ashtu ka thënë se vendimi i fundit që është marrë për vendosjen e taksës për import të miellit nga Serbia është një nga masat që janë marrë në dobi të prodhuesve vendor . Ai është zotuar se në çdo formë shteti do të i mbroj prodhuesit. /KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress