Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.11.2017 12:06

​Oda Amerikane kërkon nga Qeveria e re dinamizëm të shtuar për ekonomi

Prishtinë | 13/09/2017 13:17

Rritja ekonomike e drejtuar nga sektori privat dhe dialogu më i madh ndërmjet sektorit publik dhe privat janë dy elemente të cilat mbesin në fokus të përpjekjeve avokuese të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kështu thuhet në reagimin e OEAK pas krijimit të Qeverisë së re, që përmban kërkesën për dinamizëm më të shtuar në punë dhe prioritetet e përmbledhura që duhet të jenë në fokus të punës së Qeverisë së re.

“Duke konsideruar rëndësinë e vazhdimit të reformave në mjedisin e të bërit biznes dhe fuqizimin e mëtejmë të sektorit privat, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kërkon nga Qeveria e re të demonstrojë dinamikë të shtuar në zbatimin e reformave të iniciuara. Funksionalizimi i ekonomisë së tregut, përmirësimi i sundimit të ligjit, luftimi i ekonomisë joformale dhe luftës kundër korrupsionit, kompletimi i kornizës ligjore për politikat e reja fiskale të cilat do të ishin stimuluese për investimet e jashtme dhe të brendshme, fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë, nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë së re, duhet të jenë në mesin e prioriteteve kyçe të Qeverisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga OEAK.

Më tej thuhet se, pas kësaj kërkesë, vonesat e mëtejme në realizimin e objektivave të sipërcekura do të pengonin synimet e Qeverisë dhe shoqërisë në përgjithësi për një zhvillim të përshpejtuar ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve./KosovaPress/

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress