Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​OAK organizon tryezën me prodhuesit e miellit në Kosovë

Prishtinë | 14/11/2017 07:18

Oda Afarizmit të Kosovës (OAK) sot organizon takim të përbashkët me prodhuesit e miellit në Kosovë.

Takimi është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për prodhuesit e miellit.

Kosova është vendi i 76-të në botë që bënë pasurimin e miellit me acid folik dhe hekur, çka ndikon shumë në ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Takimi do të fokusohet në sfidat me të cilat po përballet prodhuesi i miellit, sidomos në pasurimin e miellit me acid folik dhe hekur dhe  sfidave që ka ky sektor që të punoj gjatë gjithë vitit.

Të ftuar do të jenë:

Prodhuesit e miellit  në Kosovë,

Vesel Krasniqi – Zv. ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe

Bashkim Zejnullahu  - kryetar i Shoqatës së mullisëve të Kosovës.

 

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress