Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 12.12.2017 07:24

​MI financon projektet infrastrukturore në Partesh

Prishtinë | 21/04/2017 13:33

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Parteshit nënshkruan të premten Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e realizimit të projekteve të infrastrukturës, përkatësisht rregullimin e rrugëve dhe urave në Partesh – Pasjan, në vlerë 50,000 euro.

Dokumenti është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikoliq.

Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e projekteve.

MI obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve dhe të caktojë një zyrtar mbikëqyrës lidhur me projektet, ndërsa Komuna e Parteshit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive. 

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress