Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.10.2017 12:44

​Maqedoni, shkalla e varfërisë vitin e kaluar ishte 21.5 përqind

| 23/12/2016 17:27

Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 paraqiste 21.5 përqind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë së amvisërive të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë në vitin 2015 është 22.8 përqind.

Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të punësuar të varfër është 9 përqind, ndërsa shkalla e pensionsitëve të varfër është 7.2 përqind. Gini koeficienti (masa për pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave) paraqet 33,8 për qind.

Bazë e përllogaritjeve të varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 përqind të të ardhurave mediale ekuivalente.

Enti Shtetëror i Statistikave, e llogarit indeksin në bazë të të dhënave nga Anketa për të ardhura dhe kushte për jetesë e cila zbatohet në pajtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress