Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.01.2018 09:22

​Kosovarët merakli të mëdhenj të alkoolit

Prishtinë | 01/01/2018 12:30

Qytetarët e Kosovës për një vit pinë më shumë se 10 milionë litra alkool.

Ndonëse sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë mbi 95 përqind janë deklaruar se i takojnë fesë islame, e cila e ndalon rreptësishtë përdorimin e alkoolit po del se kur është fjala te alkooli qytetarët e Kosovës si respektojnë aq normat fetare.

Por asgjë mangu  nuk e lënë edhe sa i përket pirjes së duhanit.

Sipas statistikave nga Dogana e Kosovës vetëm në vitin 2017 Kosova ka importuar deri në 3 mijë tonë duhan.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress se importi i rakisë brenda vitit 2017 ka arritur mbi tetë milionë litra, ndërkohë që llogaritet të jenë diku një milionë litra verë dhe raki edhe nga prodhimtaria vendore.

Për këto produkte të pijeve alkoolike dhe të duhanit, të cilat konsiderohen luks, Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 400 milionë euro të hyra brenda vitit prej taksës së akcizës, në të cilën shumë bënë pjesë edhe akciza për automjetet.

Në mallrat që konsiderohen si luks nuk hynë edhe kafja e cila sipas Stavilecit tash konsiderohet se bën pjesë në mallrat ushqyese.

Por nga statistikat e importit shihet se konsumimi i kafes nga qytetarët e Kosovës arrin deri në 8 milionë kilogramë në vit

Stavileci tha se  pjesa më e madhe e kafes është e papjekur, brenda një viti importi total I kafesë është shtatë deri 8 milionë kilogram, ndërsa vetëm kafe e pjekur, e gatshme për shitje është 1.2 milionë kilogram.

Se qejfin nuk ia prishin vetes edhe pse janë myslimanë e dëshmon edhe një qytetar i cili ka folur për KosovaPress.

Hamëz Rama i cili është prezantuar haptas se konsumon alkoolin tha se është mysliman por pi raki në masë të caktuar.

Edhe prodhuesit e verës kanë treguar se në Kosovë ka kërkesa për konsumim të rakisë dhe verës.

Labinot Shulina anëtar i Shoqatës së Verëtarve të Kosovës dhe prodhues i rakisë dhe verës ‘Sefa Vine” në Rahovec ka thënë se prodhimtaria e Kosovës llogaritet të jetë 100 mijë litra raki, ndërsa mbi gjysmë milionë litra verëra. Ai tregoi se ka të interesuar për konsum të verës edhe pse Kosova konsiderohet vend i varfër.

Disa qytetarë të cilët nuk janë prononcuar para kamerës kanë thënë se konsumojnë pije alkoolike në raste të caktuara, për festa ose në ndonjë aheng apo eveniment, ndërsa pati edhe të atillë të cilët thanë se nuk janë konsumues të pijeve alkoolike./KosovaPress/

 

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress