Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.10.2017 08:49

​Kosova si vend supermarketesh të shndërrohet në fabrika

Prishtinë | 21/04/2017 11:00

Në Forumin ekonomik shqiptarë që po mbahet në Pejë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli theksoi se ky forum duhet të sensibilizojë nxitjen e veprimtarisë prodhuese në vendet shqiptare. Kosova sipas tij, është shndërruar në një vend supermarketesh pa prodhim dhe me politika fiskale dekurajuese për prodhuesit e paktë të vendit, andaj, sipas Veselit, Kosova duhet të ketë vizion dhe strategji transformuese të prodhimit.

“Organizmi i këtij forumi në Pejë, ka një histori mbresëlënëse ngase Peja është shpirti i ndërmarrësisë. Kosova aktualisht kam numrin më të madh në rajon të papunësisë dhe fenomenin e mungesës së veprimtarive prodhuese. Kosova është shndërruar në supermarket të mëdha, ku konsumi përcillet me varfëri. Kështu derisa ne konsumojmë produkte të huaja ne prodhojmë fare pak ose aspak. Kemi papunësinë më të madhe në rajon, si dhe fuqinë punëtore të pa kualifikuar. Kosovës i është vështirësuar prodhimi me politika fiskale jo favorizuese për prodhues tanë. Është një burkoraci totale sa i përket zhvillimit…. Produktet tona futen në një qoshe nëpër marketet tona e promovohen produktet e huaja. Ky fenomen duhet ndryshuar… Kosova ka nevojë për vizion strategjik transfomues. Kjo gjendje duhet të ndryshuar. Kalimi nga supermarkete në fabrika, sepse jemi një vend ku rritja ekonomike vjen vetëm nga investimet publike. Politikat tatimore duhet të jenë në favor të prodhuesve. Sipërmarrësit tonë kanë nevojë të rrisin bizneset e jo si barrë të pa përballueshme, dekurajues për sektorin privat”, tha ai

Veseli shtoi se fenomeni i korrupsionit dekurajon bizneset dhe investitorët e huaj,

Edhe kryetari Forumit Ekonomik Shqiptarë, Nagip Fejzi theksoi se ekonomia shqiptare duhet të jetë e unifikuar. /KosovaPress/


 

 

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress