Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 27.05.2017 05:39

​​Kosova me rritje të pakënaqshme ekonomike

Prishtinë | 20/05/2015 17:46

Edhe pse Kosova vitin e kaluar e ka përmbyllur me një rritje ekonomike prej rreth 3.3%, megjithatë është në mesin e shteteve me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë.

Kështu u tha sot në një tryezë të organizuar nga Universiteti AAB, në të cilën u shpreh bindja se viti 2015 do të jetë vit stabilizues për Kosovën.

Ministri i Financave, Agim Krasniqi tha se Ministria që ai drejton realisht perceptohet si një institucion shumë I ngurtë që kryen disa funksione teknike që kanë të bëjnë me buxhetin, kontabilitetin, por jo shumë edhe në kuptimin e aspekteve zhvillimore të politikave publike.

Sipas Krasniqit, Qeveria e re ka hartuar për herë të parë programin për reformat ekonomike.

Viti 2015, sipas ministrit të Thesarit, do të jetë vit stabilizues, me rritje ekonomike rreth 3.3%, ndërsa indikatorët për këtë rritje do jenë konsumi, diaspora (remitencat) dhe eksporti.

Kryetari I Prishtinës Shpend Ahmeti tha se Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër dhe me papunësinë më të madhe në Evropë.

Ai shtoi se si shtet po shpenzojmë më shumë sesa që kemi kapacitet.

Ahmeti me këtë rast kërkoi që Qeveria të ndajë më shumë buxhet për sektorin e bujqësisë, pasi që është ndër sektorët e paktë në vend që mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik.

Deputeti i Partisë Denmokratike të Kosovës, Besim Beqaj, ndërkaq, u shpreh se Kosova ka 60 mijë ndërmarrje taksapaguese.

Ndërsa Agim Shahini, drejtor i Agjencionit Kosovar të Bizneseve, kundërshtoi të pranishmit, duke thënë se hulumtimet tregojnë që Kosova nuk qëndron aspak mirë në trendin e ndërmarrësisë.

Ai po ashtu përmendi se nëse rritja ekonomike do të ishte e kënaqshme, nuk do të kishim mbi 100 mijë qytetarë të ikur nga Kosova./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress