Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.05.2017 06:08

​Kina përgjegjëse për çrregullimet tregtare

Uashington | 09/01/2017 23:06

Kina është ende përgjegjëse për çrregullimet tregtare lidhur me ndërhyrjen ekonomike të regjimit dhe shkeljen e detyrimeve të vendit anëtar të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), theksoi administratori amerikan në një raport të publikuar sot.

Kina është nën shënjestrën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili e akuzon për praktika tregtare devijuese dhe e kërcënon se do të marrë masa doganore kundër Pekinit.

“Shumë probleme që po lindin në marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’i atribuohen masave ndërhyrëse të qeverisë kineze, që vazhdojnë të krijojnë çrregullime të konsiderueshme tregtare”, thekson Ministria amerikane e Tregtisë së Jashtme.

Ky raport vlerëson respektimin nga Kina të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ku Pekini është anëtarësuar në vitin 2001 dhe numëron disa çështje shqetësuese, veçanërisht mbi sekretet tregtare, prioritetin intelektual apo subvencionet administrative./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress