Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 27.07.2017 08:49

​Kërkohet ligj i ri për miniera dhe minerale

Prishtinë | 20/03/2017 15:02

​Ligji për Miniera dhe Minerale duhet të ndryshohet apo edhe të hartohet ligji i ri me qëllim që t’i hap rrugë sektorit minerar që të shfrytëzohet në zhvillim ekonomik.

Kështu tha Sala Berisha Shala, anëtare e komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, e cila shtoi se ligji i ri do të bazohet në ligjin aktual.

Këto deklarata  Berisha Shala i ka bërë në tryezën e organizuar nga INDEP me temë "Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të minierave, projektligji i ri për miniera dhe minerale”, ku të pranishëm janë përfaqësues komisionit të pavarur për miniera dhe mineral .

Musa Shabani nga bordi i komisionit të pavarur për mineral dhe minerale, tha se kompanitë me ligjin aktual duhet të paguajnë qindra mijëra euro garancione bankare dhe tani me ligj të ri, të parashihet ndryshim.

Sipas tij, tani me propozimin e ri për ligj, kompanitë nuk do ta kenë obligim t’i bllokojnë në fillim të punës një pjesë të madhe të parave të tyre.

Ndërsa vërejtje kishte edhe një investitor, Gani Maliqi, i cili tha se ligji aktual ka mangësi të mëdha.

Ligjet në rast si ky i minierave mund të ndryshohen, hartohen edhe nga vet Kuvendi i Kosovës e më pas i dërgohen Qeverisë. Aktualisht ligji si draft është në diskutime publike, e më pas Komisioni për Zhvillim Ekonomik do të hartojë me grupet punuese./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress