Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.01.2018 04:19

​KEDS shtrinë investimet tek Maja e Zezë në Pejë

Pejë | 28/12/2017 12:07

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, ka zbritur me një tjetër projekt investiv në komunën e Pejës.

Është lokacioni Maja e Zezë, një masiv malor turistik, i banueshëm dhe shumë atraktiv për qytetin, në të cilin KEDS-i ka investuar në shërbim të ngritjes së cilësisë së furnizimit, rënies së humbjeve dhe tensionit kualitativ. Sipas banorëve investimi ishte mëse i nevojshëm.

“Dy trafo të reja, 50 shtylla të tensionit të ulët, 40 shtylla të tensionit të lartë, më shumë se 2 mijë metra kabllo kualitative, që të gjitha sipas standardeve të fundit europiane janë investimi që i vie kësaj zone të Pejës, nga ana e KEDS-it”, deklaron zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala.

60 ekonomi familjare dhe biznesore, që në këtë pjesë të Pejës kryesisht merren me gastronomi përfitojnë nga ky investim i KEDS-it. 

Artan Gruda një prej banorëve në lokacionin Maja e Zezë, thotë se investimi ishte më se i nevojshëm.

“Është punuar. KEDS-i ka shtrirë projektin, me shtylla, me trafo dhe me kabllo. Tensioni në të kaluarën nuk ka qenë aspak stabil. Këtu ja ka vlejtur. Edhe ne jemi Pejë”, shprehet Gruda.

Zëdhënësi i KEDS-it tha se kjo kompani në vazhdimësi është duke punuar sipas Master Planit për rinovimin e rrjetit në gjithë Kosovën.

“Investimet e realizuara në këtë vend dhe ato që pritet të ndodhin, zhvillohen në kuadër të Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes, Master Plani i rinovimit të rrjetit elektrik në tërë Kosovën, sipas të cilit KEDS planifikon të investoj 300 milion euro deri në vitin 2025”, përfund Viktor Buzhala.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress