Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:05

​KEDS investon në një nga zonat më të mëdha të Pejës

Pejë | 05/05/2017 09:16

Është zona e rrugës së Spitalit rajonal të Pejës, ku KEDS ka shtrirë investim në shërbim të ngritjes së cilësisë dhe kualitetit të furnizimit me energji për komunitetin.

Zona përfshinë dhjetëra lagje e blloqe nga objekti i ish-Arkivit të Qytetit e deri tek Spitali Rajonal. Përfitues janë mëse 1.200 konsumatorë.

“Rreth 30 shtylla për tension të ulët, 5 për tension të mesëm, që janë vënë në varsi të nevojës si dhe infrastrukturë përcjellëse e energjisë, tashmë janë vënë në këtë pjesë të Pejës nga Kompania jonë ”, deklaron zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.  

Buzhala thotë se në këtë pjesë të Pejës, në mesin e përfituesve janë edhe shumë biznese.  “Kjo tregon seriozitetin e kompanisë tonë dhe tendencën që të jemi sa më afër konsumatorit. Fokusi yni është që konsumatori të ketë benefite kualitative, përfshirë këtu edhe ata të biznesit si dhe të ketë efekte sa më pozitive ”, shton Buzhala.

Në mesin e 1200 përfituesve nga ky investim i KEDS-it, është edhe Bashkim Nimani, pronar i biznesit familjar marketit ‘Banacol’. Nimani thotë se projekti është mirëpritur dhe çdo investim për këtë pjesë të frekuentuar të qytetit është i mirëseardhur.

“Kjo është rruga kryesore e qytetit. Problemet në të kaluarën kanë qenë të mëdha sa i përket energjisë elektrike. Investime si ky tani në këtë pjesë nuk ka pasur më parë. Ne presim tani energji kualitative dhe presim çdo investim i cili ndihmon bizneset tona ”, thotë Nimani.

Nimani shton  se KEDS ka punuar shpejt dhe pastër gjatë projektit. “Po, ekipet e tyre kanë qenë shumë të shpejtë dhe të pastër. Shtyllat janë vënë pa penguar trafikun dhe pa bërë dëme e pa lënë mbeturina anash ”, shton Nimani.

KEDS këto ditë është duke investuar edhe në pjesë të Pejës.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress