Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 02:01

​Imeri: ATK nuk i inkasoi 3 milionë euro të AKP-së

Prishtinë | 02/01/2018 13:09

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë vitit 2017, ka realizuar të hyra në vlerë prej 392 milionë euro, apo 93 përqind e të hyrave të planifikuara. Kurse, për vitin 2018, është planifikuar që ATK të inkasojë 446 milionë euro të hyra.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka treguar se sfidë kryesore mbetet qarkullimi i parave kesh tek bizneset dhe qytetarët.

Përderisa ka thënë se përkundër mungesës së stafit, ATK-ja do të mundohet që të arrijë edhe projeksionet për vitin 2018, e që sipas tij, duhet t’i grumbullojë 446 milionë euro.

Imeri po ashtu ka thënë se nuk kanë arritur t’i inkasojnë 3 milionë euro para nga likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore të parapara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Ndërsa i kanë kaluar projeksionet e parashikuara të të hyrave nga ligji për faljen e borxheve.

Imeri ka thënë për vitin 2018, ATK-ja duhet t’i inkasojë 446 milionë euro të hyra. Ai ka thënë se ndryshimet e politikave fiskale do t’i sjellin të hyra më shumë ATK-së .

Imeri shtoi se vendimet e reja që kanë hynë në fuqi dhe pritet të fuqizohen për lirimet nga taksat doganore, ATK-së do t’i sjellin përfitime.

Po ashtu, thotë se përkundër mungesës së stafit adekuat, resurset e ATK-së do të orientohen më shumë në pjesë ku ka shmangie të tatimeve.

Sfidë tjetër sipas tij, është edhe qarkullimi i parave kesh nga ana e tatimpaguesve dhe qytetarëve, por kjo thotë se mund të rregullohet me ligj.

Imeri në fund flet edhe për këngëtarët, ku thotë se gjatë vitit që shkoi ka pasur raste kur janë ndëshkuar për mosdeklarim të të hyrave që i kanë realizuar nëpër ahengje./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress