Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:03

​Hoti jep sqarim për masat fiskale, disa nga to do të hyjnë në fuqi shumë shpejt

Prishtinë | 17/07/2017 15:19

Ministri i Financave në detyrë, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka prezantuar, listën e masave të pakos fiskale 2.0 , e cila sot është miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

Këto  masa sipas Hotit do të ndryshojnë komplet ambientin e të bërit biznes në Kosovë.  Hoti ka sqaruar se 5 deri në 6 masa nuk mund të hyjnë në fuqi pasi duhet ndryshime ligjore.

Ministri në detyrë i Financave po ashtu ka thënë se këto masa janë diskutuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe se ka sqaruar edhe masa e cila ka qenë më e diskutueshme me FMN, siç është Udhëzimi Administrativ për pushimet tatimore për nxitjen e investimeve në sektorë të veçantë me potencial për zhvillim dhe punësim siç janë bujqësi, agro-procesim , turizëm dhe IT për një periudhë të caktuar kohore .

Disa prej këtyre masave do të hyjnë në fuqi gjatë këtij muaji, ku sipas Hotit disa prej tyre do të bëhen gati si drafte në mënyrë që me konstituimin e institucioneve të procedohen më tutje.

 Sipas tij, është lista e veprimeve ligjore që duhet të ndërmerren nga Ministri të ndryshme ,nga Agjencitë e ndryshme dhe se janë caktuar institucionet përgjegjëse për nxjerrjen e aktit ligjor, nënligjor për masën përkatëse.

Është caktuar sipas tij po ashtu edhe  afati kohor kur duhet të përgatitet masa përkatëse dhe kur duhet të hyjë në fuqi .

Ai po ashtu tha se Qeverinë në detyrë nuk e ndalon askush që të krijojë kushte për të bërë biznes.


Pakoja ka hy në fuqi dy vite më parë e cila sipas Hotit ka pasur ndikim në  zhvillimin ekonomik ./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress