Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:32

​Haradinaj në ndihmë prodhuesve vendor, u bën zyrë në Kryeministri

Prishtinë | 12/10/2017 13:05

Kryeministri i vendit , Ramush Haradinaj, ka ofruar mbështetje të plotë prodhuesve të vendit.

Duke folur në konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi”, organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Haradinaj tha se produesit janë vija e parë e frontit dhe për këtë ka përmendur disa nga vendimet që janë marrë për lirime në  lëndët e  para e që do të kenë ndikim direkt tek prodhuesit vendor.

Pas deklaratës ai bashkë me prodhuesit dhe përfaqësuesit e klubit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me anë të së cilës kanë rënë dakord për hapjen e zyrës së prodhuesve në Qeveri.


Kryeministri po ashtu ka përmendur disa veprime që janë marrë e që shkojnë direkt për prodhuesit e që janë gjysmë produktet, makineria , përfshirë edhe lëndën e parë që është energji  në prodhim.

 Astrit Panxha , nga Klubi i Prodhuesve Vendor, ka falënderuar kryeministrin  për vendimin e fundit që ka marrë për faljen e borxheve për kompanitë shfrytëzuese të ujit. Panxha ka thënë se me këtë vendim janë evituar mbyllja e 60 fabrikave dhe ruajtja e  7 mijë vendeve të punës. 

Ai po ashtu ka numëruar një varg barrierash që kanë prodhuesit ,duke filluar nga mungesa e energjisë, infrastrukturë dhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit.

Diellza Gashi, nga Instituti Riinvest, ka prezantuar studimin hulumtues për marrëdhëniet ndërmarrjet prodhuesve dhe shitësve me pakicë. Ajo ka dhanë disa rekomandime të dala nga hulumtimi. 

Sipas saj në Ligjin për Tregtinë e Brendshme po ashtu duhet të prezantohen nën specifikat për rregullimin për etiketimin e mallrave me origjinë  se nga vjen malli./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress