Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 23.02.2017 05:58

​Hapet për qarkullim rruga rajonale Brezovicë – Prevallë

Prishtinë | 08/01/2017 19:49

Rrugët nacionale dhe rajonale vazhdojnë të jenë lehtësisht të qarkullueshme, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Sipas kësaj ministrie, të gjitha ekipet janë në teren duke vazhduar punën për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin, për një siguri maksimale në komunikacion.

“Rruga rajonale Brezovicë – Prevallë është hapur, ndërsa po vazhdohet të punohet për zhbllokimin e rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal në komunikacion duke respektuar rregullat e përcaktuara me Ligj. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress