Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.09.2017 07:51

​“Grandi”, do të trajtohet me ligjin për Investimet Strategjike

Prishtinë | 09/01/2017 12:07

Asetet e rëndësishme të cilat menaxhohen aktualisht nga Agjencia Kosovare e Privatizimit duke përfshirë edhe Hotelin Grand, do të mund të shiten edhe pa tenderë publik. Këtë mundësi e ka paralajmëruar drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari, në një intervistë për KosovaPress.

Hajdari, ka bërë të ditur se shitja e aseteve të tjera që nuk janë me interes të veçantë pritet të privatizohen me metoda të shitjes së rregullt përmes ofertave .

Sipas tij “Grand” si dhe ndërmarrje të tjera strategjike, tokat bujqësore me rëndësi të veçantë pritet të trajtohen me Ligjin e ri për Investime Strategjike. Çdo muaj do të ketë nga një valë të privatizimit.

Ndërsa sa i përket mjeteve që Qeveria i ka paraparë në buxhetin e vitit 2017, Hajdari thotë se mjetet janë,  por që duhet një ndryshim ligjor në mënyrë që ato mjete të barten në buxhet.

Po ashtu Hajdari ka thënë se AKP bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Drejtësisë, do të trajtojnë edhe pronat jashtë Kosovës. Këto prona sipas tij duhet të trajtohen përmes kanaleve diplomatike. Ndërsa sa i përket Trepçës, AKP sipas tij është në fazën e tranzicionit të saj.

Se a do të realizohet ajo përmes një memorandumi për bashkëpunim në mes të ministrisë së Zhvillim Ekonomik dhe AKP, në mënyrë që AKP të vazhdoj të administroj  dhe të mbikëqyr Trepçën deri në konsolidimin e bordit gjegjësisht menaxhmentit të Trepçës si ndërmarrja publike, apo ndoshta edhe Qeveria do të emëroj një bord të përkohshëm së bashku me menaxhmentin kjo ende nuk është definuar por besoj që shumë shpejtë edhe kjo çështje do të merr drejtim. “, tha Hajdari.

Sipas Hajdarit, puna më e madhe që është bërë në vitin që lamë pasur është lirimi i aseteve të uzurpuara. Po ashtu sipas tij edhe vitin 2017 do të vazhdoj aksioni i lirimit të aseteve . Ai ka paralajmëruar se në vitin 2017 do të ketë lirim të uzurpimeve edhe të objekteve  ku janë të vendosura  institucionet shtetërore.

AKP, do të angazhohet për lirimin e aseteve edhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Hajdari thotë se është arritur një marrëveshje mes kryetarëve të komunave për lirimin e këtyre aseteve./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress