Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:12

​Google ndan 1 miliard dollarë për punësim

Redmond | 12/10/2017 21:36

Kompania Google do të investojë një miliard dollarë në pesë vjetët e ardhshme, për të ndihmuar njerëzit që t’iu adaptohen ndryshimeve në tregun e punës.

Donacioni më i madh jo profitabil i deritanishëm do t’i dedikohet qytetarëve amerikanë.

Kjo tregon se një nga kompanitë më të vlefshme në botë pranon se ajo ndan një pjesë të përgjegjësisë për zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, e cila ndryshon rrënjësisht industritë dhe eliminon vendet e punës në SHBA dhe botë.

Pjesa më e madhe e parave do të dhurohen nga Google nëpërmjet një milion orë trajnimi dhe stërvitjeve, ndërsa granti në para do të jetë 10 milionë dollarë, transmeton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress