Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 12.12.2017 10:44

​Erdogan kërkon të rriten shkëmbimet tregtare me Serbinë

Beograd | 10/10/2017 15:13

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot në Beograd se ka shumë mundësi për investime në Serbi.

Ai në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, tha se për investime në Serbi është e interesuar bota afariste dhe firmat me emra eminentë.

Erdogan është shprehur i pakënaqur me zhvillimin aktual të tregtisë ndërmjet dy shteteve, i cili kap vlerën 800 milionë dollarë.

“Shifra nuk është e mjaftueshme. Dëshirojmë ta rritim më vonë”, tha ai.

Erdogan tha se vendi i tij për 15 vjet ka ndërtuar 19.000 kilometra rrugë dhe nga 25 aeroporte ka ngritur numrin në 50.

“Dëshirojmë që të gjitha këto gjëra t’i ndajmë me Serbinë”, tha ai.

Erdogan përkujtoi se gjatë vizitës së tij në Serbi do të nënshkruhen gjithsej 16 marrëveshje dhe se në të ardhmen duhet fokusuar në implementimin e tyre.

Ai përmendi rëndësinë e rrugës nga Beogradi deri në Sarajevë, duke kërkuar që sa më shpejt të nisë ndërtimi i saj, pasi që, siç u shpreh, një shtet pa rrugë nuk mund të flasë për civilizim.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress