Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​Dështon mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, anëtarët në fushatë

Prishtinë | 14/11/2017 12:08

Në mungesë të kuorumit nuk është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, në të cilën do të raportonte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në mbledhje kanë munguar anëtarët, të cilët tre prej tyre janë në balotazh për zgjedhjet lokale, Mimoza Kusari-Lila, Qendron Kastrati dhe Gani Dreshaj. Po ashtu ka kunguar edhe anëtari tjetër Dardan Molliqaj.

Ministri Lluka ka prehur interesin të raportojë në ditën e sotme, por u shpreh i gatshëm të raportojë kurdo që të mbahet mbledhja e radhë për prioritetet e ministrisë që ai drejton. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress