Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 02:18

​Bankat shënuan fitim rreth 90 milionë euro në vitin 2017

Prishtinë | 02/01/2018 11:46

Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur të fitojnë rreth 90 milionë euro për vitin 2017. Ky fitim në sektorin bankar, sipas ushtruesit të detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka ardhur si rezultat i reduktimit të shpenzimeve që bankat janë më të kujdesshme dhe njëkohësisht edhe nga ulja e kredive të këqija.

Fehmi Mehmeti në një intervistë për KosovaPress ka thënë se në vitin 2017, normat efektive të interesit për kredi kanë shënuar rënie në 6.8 përqind, sa kanë qenë vite më parë deri në 14 përqind.

Ai ka thënë se në procesin gjyqësor janë 187 milionë euro në raport me 2.44 miliardë euro, sa është sot vlera e kredive. Sipas tij, trajtimi këtyre rasteve do ta ndihmonte stabilitetin financiar.

Drejtuesi i BQK-së ka apeluar tek qytetarët që t’i shmangen investimeve në Bitcoin ngase sipas tij, nuk është e rregulluar ligjërisht, nuk ka institucion që garanton për këtë dhe qytetarët mund t’i humbasin mjete.

Mehmeti ka thënë ndër të tjera se BQK nuk planifikon të nxjerrë valutën shtetërore, ngase sipas tij, përdormi i valutës euro  si valutë zyrtare ka ndikuar që të ketë edhe stabilitet financiar.

Ai në fund ka thënë se një bankë e huaj e cila është shumë serioze, së fundmi ka shprehur interesim për të aplikuar në BQK për të investuar në Kosovë, mirëpo ende nuk ka aplikuar.  

Norma e kredive performuese ose të këqija ka shënuar rënie në vazhdimësi dhe kanë arrit të jenë 3.5 përqind nga 4.8 përqind sa ishin më herët.

Për vitin 2018, tre treguesit kryesor, aseti, kreditë dhe depozitat do të kenë rritje dhe kjo tregon stabilitetin, likuiditetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar edhe për vitin që vjen.

Depozitat si përkrahës kryesor të kredive të financimit, kanë arrit që në nëntor të vitit 2017 të jenë 8.7 përqind ose kanë arritë në vlerë 3.05 miliardë euro.

Rritja e aseteve në baza tre mujore është 4.1 përqind dhe planifikimet për të ardhmen për vitin 2018 astete e sektorit bankar të mbërrin diku 4.25 miliardë euro./KosovaPress/


 

 

  

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress