Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:12

​ASK publikon indeksin e çmimeve të inputeve në bujqësi

Prishtinë | 14/11/2017 12:04

​Indeksi i tremujorit të tretë të inputeve në vitin 2017 ka shënuar rënie për 2.8% për input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për tremujorin e tretë të këtij viti, thuhet se indeksi për input 2 ka rritje për 0.9%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. 

Ndërkaq, indeksi i inputit të përgjithshëm Input 1 + Input 2 ka rënie për 1.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. 

Produktet që e përbëjnë bazën për Indeksin e Çmimit të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi Input 1 dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi Input 2. 

Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. 

Sa i përket Input 2, mallra dhe shërbime që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale makineri dhe pajisje të tjera, ndërtesa, ndërtesat e fermës, punët e tjera, përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat e tjera, struktura e tyre dhe të tjera.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress