Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 24.02.2017 06:16

​Asetet me interes strategjik do të trajtohen me ligjin për investime

Prishtinë | 15/02/2017 15:36

Ligji për investime strategjike do të trajtojë ndërmarrjet publike me interes strategjik, asetet nën menaxhimin e Agjencisë Pyjore dhe të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ky ligj do të jap mundësi që invetsitorët e huaj dhe vendor të kenë mundësi më të lehta për t’i realizuar investimet në Kosovë.

Kështu tha ministrja e Tregtisë dhe Industrisë  (MTI), Hykmete Bajrami, në tryezën e diskutimit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane “Ligji për Investimet Strategjike – Diskutim pas aprovimit”. 

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe përfaqësues të tjerë kanë shpreh interesim duke pyetur për detajet që ligji ofron. Zeka ka kërkuar të di se a do të trajtohen me këtë ligj projekti i Brezovicës dhe ndërmarrjet publike siç është telekomi.

Ndërsa, Mërgim Cahani, nga kompania Gjirafa ka kërkuar të di se çfarë ndodh me ato industri që nuk janë të parapara në ligjin për investime strategjike.

Bajrami ka treguar se me këtë ligj do të trajtohen asetet strategjike dhe ndërmarrjet publike.

Po ashtu, me ligji do të trajtohen edhe ata investitorë që shprehin interes për investimet e tyre për projektin e Brezovicës.

Ajo po ashtu ka treguar sektorët strategjikë të cilët trajtohen me ligjin për investime strategjike.

Bajrami i ka ftuar përfaqësuesit e bizneseve se nëse ka sektor që nuk janë në kategori dhe se me udhëzime administrative mund të bëhet deshifrimi i  këtyre grupimeve gjatë udhëzimit administrativ në mënyrë që të mund t’i adresojmë të gjitha. /KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress