Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​Anulohet publikimi i shitjes së aseteve 38A

Prishtinë | 14/11/2017 15:05

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e privatizimit të tokave shoqërore për një periudhë një-vjeçare, për promovimin e investimeve strategjike, Bordi i Drejtorëve të AKP-së ka anuluar publikimin e shitjes së aseteve 38A, e paraparë për publikimin për më 11 nëntor 2017.

Pasi që procedurat për valën e shitjes së aseteve 37, e aprovuar nga Bordi më datë 21 gusht 2017, dhe valën e shitjes se aseteve 38 e aprovuar nga bordi më datë 1 nëntor 2017, janë përfunduar, AKP njofton se do të vazhdohet me procesin e rregullt të shitjes së këtyre aseteve sipas kalendarit tashmë të publikuar më herët për këto valë.

AKP-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë ndër-institucional me të gjitha institucionet qendrore, e me theks të veçantë në përpjekjet dhe angazhimin për të arritur efektet maksimale në zhvillimin ekonomik të vendit përmes procesit të privatizimit.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress