• Lajmi
  • KosovaPress , 01 Shkurt 2014 20:18

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi,vdesin 14 persona

prev next
 

Të paktën 14 persona kanë vdekur të shtunën pasi shpërthimit të një vullkani në ishullin indonezian Sumatra, i cili liroi llavë dhe gaz të nxehtë, njoftojnë ekipet emergjente.

“Ka shumë gjasa që të gjejmë më shumë viktima”, ka thënë Benny Kaban, një prift protestant cili po ndihmon ekipet emergjente në vendngjarje.

Mali Sinabung në qarkun verior Karo të Sumatras, ka shpërthyer që në shtator, ndërsa për këtë shkak janë zhvendosur mbi 30,000 banorë të zonës.

Shpërthimi i së shtunës, erdhi një ditë pasi Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave Natyrore iu lejoi banorëve që jetojnë 5 kilometra më larg majës së malit që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Vullkani i lartë 2,460 metra, ka qenë i qetë për mbi 4 shekuj para se të shpërthej në gusht të vitit 2010.