Gjendet në banane merimanga më helmuese në botë

prev next
 
Londër E mërkurë, 06 Nentor 2013 08:20

Një grua në Londër të Britanisë së Madhe,ka gjetur merimangën më helmuese në botë, teksa hante një banane.

Merimanga është gjetur nga Consi Taylor, e cila fillimisht mendoi se ishin të nxirat e bananes, raporton “Metro”.

Por Consi vuri re se ato që asaj iu dukën pika të zeza, ranë nga banania dhe filluan të lëviznin në tokë.

Pas ekzaminimit nga ekspertët, rezultoi se bëhej fjalë për merimangën braziliane, të njohur ndryshe si merimangat e bananes, një prej specieve më të rrezikshme në botë.

Gjinia femërore e kësaj specieje mund të ketë këmbë të gjata deri në 15 centimetra. Një pickim i kësaj merimange mund të vrasë një njeri brenda dy orësh.

“Guinness World Records” e ka listuar këtë specie si merimangën më helmuese në botë. Njerëzit e pickuar prej saj mund të vuajnë nga çrregullimi i rrahjeve të zemrës, vjellje, presion i lartë i gjakut dhe vdekje.

 
 
comments powered by Disqus