Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 12.12.2019 10:44

​Zona ekonomike në Drenas do të ndikojë në hapjen e vendeve të punës

Prishtinë | 23/07/2019 16:28

Është mbajtur Seminari i Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas, ku është thënë se do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Me këtë rast, zëvendësministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë Arbëresha Krasniqi, tha se ministria ka marrë primatin e zhvillimit dhe ndërtimit të zonave ekonomike, të cilat do të ndikojnë në të bërit biznes.

Ajo tha se MTI ka vendosur si prioritet zhvillimin dhe forcimin e zonave ekonomike.


Sa i përket Parkut të Biznesit në Drenas, ajo tha se MTI ka filluar projektin për ndërtimin e tij në vitin 2010 dhe sipas saj tashmë është një projekt i kompletuar në një sipërfaqe prej 24 hektarësh.

Ajo tha se të gjitha investimet janë kryer nga fondet e MTI-së dhe ato investime janë bërë kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës fizike.


Për më tepër, zëvendësministrja Krasniqi tregoi detajet se si do të duket zona e re ekonomike në Drenas.

Krasniqi deklaroi se projekti parasheh investime infrastrukturore dhe kapitale në këtë zonë, si dhe krijimin e një qendre për trajnime profesionale që do të mundësonte trajnimin dhe përgatitjen profesionale për stafin që do të punësohet.

Ndërsa, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit Egzona Jetullahu, tha se me këtë investim do të ndikohet në zhvillimin ekonomik të kësaj komune.


Laura Pedrejon nga BERZH, u shpreh se zona ekonomike në Drenas do të mundësojë krijimin e vendeve të punës, e të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress