Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:14

​Zeka: PDK dhe LDK shkatërruan Telekomin

Prishtinë | 14/05/2019 14:29

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës, theksoi se akuzat e rënda të Glauk Konjufcës ishin me vend ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, por që sipas tij, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes injoroi qëllimisht kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Zekës, krimin ekonomik në çdo ndërmarrje publike në Kosovë e kanë bërë PDK dhe LDK.

Deputeti Zeka përmendi edhe një çështje tjetër, që sipas tij, është një fakt shokues për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai tha se në vitin 2005, PTK  i ka dhënë kredi kompanisë IPKO, për zhvillim, konkurrentit të kompanisë publike dhe fitues i kredisë ka qenë Akan Ismaili, mik i presidentit Hashim Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress