Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:40

​Zeka kërkon të di nga shkuan paratë e ndërkombëtarëve për energji elektrike

Prishtinë | 17/04/2019 16:37

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milam Zeka në interpelancën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka në Kuvend, kërkoi hetime lidhur me paratë e ndërkombëtarëve të dedikuara për energji elektrike.

Zeka tha se ndërkombëtarët thonë që i kanë dhënë rreth 800 milionë euro për termocentrale dhe pavarësisht kjo Kosova vazhdon të ketë mungesë të energjisë elektrike.

“Kisha pasur dëshirë të kërkoj nga Qeveria e Kosovës, meqenëse kemi mbingarkim të këshilltarëve, mbingarkim të zv.ministrave, është një armatë e tërë që gjithë ditën rrinë me telefona në dorë, të bëhet një hetim se ku kanë shkuar paratë e UNMIK-ut dhe EULEX-it të dedikuara për energjinë elektrike në Kosovë”, tha ai./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress