Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.09.2019 03:38

​Washingtoni parashikon rritje të fuqishme ekonomike për 2019-2020

| 11/03/2019 17:43

Projektbuxheti i SHBA-së për vitin 2020, që fillon në tetor 2019, bazohet në parashikime të rritjes ekonomike gjithnjë optimiste që bien ndesh me ato të ekonomistëve që mendojnë se do të ketë një ngadalësim të saj.

Shtëpia e Bardhë, që paraqiti sot linjat e përgjithshme të këtij prohektbuxheti, parashikon një rritje ekonomike prej 3,2% në 2019 dhe 3,1% në 2020 pasi për vitin 2018 rritja kishte qenë 2,9%.

Megjithatë ky projektbuxhet është një ligj ende në negocim me Kongresi që duket se ka pak gjasa që të miratohet pa ndryshime.

“Ai përfaqëson reduktimin më të madh të shpenzimeve që mund të ketë propozuar ndonjëherë ndonjë president në gjithë historinë e vendit”, theksoi një përgjegjës i lartë i administratës. 


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress