Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:32

​Vreshtari nga Rahoveci detyrohet të shesë rrushin në Mal të Zi, shkak çmimi i ulët në vend

Prishtinë | 19/11/2019 12:17

Ky vit për fermerin nga Rahoveci Zijajdin Metbala ishte shumë i suksesshëm sa i përket vjeljes së rrushit, pasi arriti që nga dy hektarë vreshta të vjelë mbi 35 mijë kilogramë rrush. Por, atij i doli një problem kur erdhi puna tek shitja e tij.

Çmimi prej 23 centësh për kilogram sa po ofrojnë kompanitë që merren me prodhimin e verës, sipas Metbalës është i pamjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet që ka bërë.

Ai thotë se çmimi i ulët e ka detyruar që rrushin ta shes në Mal të Zi, ku atje ka arritur ta shes për 26 cent.

Ai ka dy lloje të varietetesh, të tryezës dhe të verës. E kujdesi që i ka kushtuar ka bërë që të ketë rrushin të kualitetit të lartë.

Metbala që me profesion është fizikant, tregon se kujdesi që i ka kushtuar vreshtave ka bërë që të mos preket nga breshëri, e as nga sëmundja e kërpudhave që shumë fermerë të tjerë ishin përballur me këtë sëmundje.

Metbala tregon për KosovaPress, ka treguar çmimet e preparateve që i ka përdorur për mbrojtjen e vreshtave,  që sipas tij janë shumë të shtrenjta.

Ai ka treguar se këtë vit janë përballur edhe me një problem tjetër, e që sipas tij, telashe të shumta iu kanë nxjerrë zogjtë që shpesh herë i kanë sulmuar vreshtat.

Fermeri Zijajdin Metbala thotë se gjatë këtij viti kanë gjetur mbështetje të madhe në Komunën e Rahovecit, ku tha se fermerët kanë marrë subvencione të ndryshme./KosovaPress/



Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress