Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 21.11.2019 05:26

​Viqa: Do të punojmë për zhvillimin ekonomik të vendeve shqiptare

Prishtinë | 09/11/2019 15:43

Unioni i Bizneseve po mban kongresin e dytë ekonomik në Frankfurt të Gjermanisë, në të cilin po marrin pjesë qindra përfaqësues të bizneseve shqiptaro-gjermane. Aty kryetari i këtij unioni, Nazmi Viqa tha se do të krijohet një shoqëri aksionare nga anëtarët e unionit. Ndërsa Albin Kurti i cili synon të drejtojë qeverinë e re të Kosovës, premtoi që angazhimin institucional për mërgimtarët do ta bëjnë bashkë me diasporën, diçka që sipas tij deri tani ka munduar nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari Unionit të Bizneseve, Nazmi Viqa tha se nuk do të ndalen duke punuar për zhvillimin ekonomik e social të shqiptarëve.

“Ne jemi të vetëdijshëm që zhvillimi ekonomik i shtetit të Kosovës kërkon mbështetjen tonë në mënyrën e organizimit më të mirë të mundshëm. Ne edhe deri më tani në mënyrë individuale kemi dhënë kontribut të mirë në ngritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Por tani ka ardhur koha të punojmë më drejtim të investimeve të përbashkëta në projekte strategjike dhe projekte kapitale, e kjo do të bëhet përmes krijimit të një shoqërie aksionare nga anëtarët e unionit, që është synim i yni i radhës dhe pritet të realizohet shumë shpejtë. Të gjithë bashkërisht nuk do të ndalemi duke punuar në realizimin e objektivave tona për të lënë pas vetës një bagazh të mirë të punës dhe projekteve, si në unifikimin e faktorit ekonomik shqiptar në Gjermani, po ashtu në zhvillimin ekonomik social të vendeve tona të origjinës”, tha Viqa.

Ai tha se aktivitetet e deritanishme të unionit në Gjermani dhe Kosovë, flasin qartë për unionin si shoqatë më efikase dhe me e strukturuar ekonomike në gjithë diasporën shqiptare.

Pjesë e këtij kongresi ishte edhe Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes që po synon të bëhet shef ekzekutivi në Kosovë.

Para qindra përfaqësuesve të bizneseve shqiptare e gjermane, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër tha se rolin e diasporës shqiptare e sheh si vlerë kulturore ekonomike.

Ai tha se me qeverinë e udhëhequr nga ai, do të krijojnë qendra kulture për të cilat shteti kujdeset që gjuha, kultura e historia e brezave të mësohet nga fëmijët kudo.

Organizimi i kongresit u mbështet nga GIZ. Ralf Sanftenberg, përgjegjës i programit tha se po punojnë ngushtë që të vazhdojnë me partneritetin në arsim dhe në zvogëlimin e migracioni të parregullt.

E ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj tha se gjithë shqiptarët në diasporë janë ambasadorë të vendit.

Ndërsa Lazim Destani nga Rrjeti global tha se krijimi i klimës së mirë për investime do të rriste investimet në trojet shqiptare.

Në këtë kongres u prezantuan disa projekte të realizuara nga Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane në Gjermani./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress