Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 02:07

​Vikings dhe tri seriale të reja vetëm në Artmotion

Prishtinë | 11/09/2019 13:23

Platforma më atraktive në vend nuk ka të ndalur. Pas risive të shumta në platformën televizive, kësaj game i shtohen edhe disa seriale më të ndjekura turke, dhe jo vetëm.

Seriali i ri turk Kırgın Çiçekler ka filluar të shfaqet në kanalin Episode në fillim të kësaj jave, kurse nga nesër, një prej serialeve më të shikuara në botë i cili shfaq historinë më të mistershme dhe më të lavdishme skandinave - seriali Vikings do të fillojë gjithashtu të shfaqet ekskluzivisht në platformën Artmotion.

Por kjo nuk është e tëra, edhe dy seriale turke të cilat me shumë kënaqësi dhe interesim janë pritur nga gjithë shikuesit në Turqi dhe vende tjera të botës - serialet Sen Anlat Karadeniz dhe Ask Ve Mavi do të fillojnë të transmetohen shumë shpejtë në platformën Artmotion.

Të dyja serialet trajtojnë tema të cilat prekin emocionet e të gjithë shikuesve. Ngjarjet të cilat zhvillohen në këto seriale bëjnë që shikuesi të lidhet me personazhet e serialit dhe t’i ndjek ato deri ne fund. Andaj mos i humbisni këto seriale.

Përveç kësaj, Artmotion po ofron diçka të paparë deri tash në Kosovë, ofertë tejet e pasur, me dhjetëra sporte dhe qindra e mijëra transmetime të ndryshme që do t’i kënaqin dhe relaksojnë maksimalisht abonentët.

Artmotion gëzon ekskluzivitetin e basketbollit kosovar, xhudos, formula 1, moto GP, One Championship, hendboll, futboll, e shumë e shumë ngjarje sportive të gjitha në ofertën më atraktive në treg, Pako Dream.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress