Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.09.2018 11:32

​Vetëm 9 përqind e ekonomive familjare kanë implementuar masa për eficencë të energjisë

Prishtinë | 13/03/2018 14:18

Banka Evropiane për Zhvillim Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka lansuar një program të ri në Kosovë të quajtur mekanizimi për financimin e ekonomisë së gjelbër.

Ky program ka për qëllim dhënien e kredive për amvisëritë për kryerjen e përmirësimeve që ndikojnë në rritjen e efiçencës së energjisë. Linja kreditore në shumën prej 8.5 milionë euro janë nënshkruar me tri institucione financiare në Kosovë, bankën TEB KRK dhe AFK-në.

Anca Ioana Ionescu , kryesuese e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosove  , ka thënë se me këtë rast BERZH-, Bashkimi Evropian dhe Austria janë duke punuar së bashku që të ndihmojnë Kosovën që të zhvillojë të ardhmen më të gjelbër. Ekonomia e gjelbër sipas saj dhe programi për financimin e saj është program rajonal që mbulon 6 vende të Ballkanit Perëndimor i cili do të ndihmojë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit në rajon.


Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë  Natalya Apostolova ka folur për rëndësinë e financimit të energjisë së efiçencës në Kosovë dhe në rajon.

Ndërsa Veronika Spancapan, nga BERZH-i ka bërë  një prezantim të shkurtër mbi financimin e programit të ekonomisë së gjelbër.

Zëvendës drejtori i Bankës TEB, Dren Krypa, ka thënë se TEB banka ka kënaqësi të jetë bashkëpunëtor i BERZH në implementimin e projektin e implementimit të përkrahjes së kredisë së gjelbër. Ai tha se, kësaj iniciative të BERZH i janë bashkuar  duke e kuptuar rrëndësinë e përgjithshme që ka kursimi i energjisë.

Kredia e gjelbër sipas tij është produkt unik në Kosovë që iu ofrohet klientëve individual në rrjetin e kursimit të energjisë. Me anë të kësaj kredie do t’iu mundësohet financimi i ndërtimit apo edhe i renovimit të objekteve rezidenciale me qëllim të kursimit të energjisë./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress