Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:14

​Vestager: BE nuk ka nevojë për kampionë industrialistë të përkëdhelur

Prishtinë | 04/11/2019 19:36

Bashkimi Evropian nuk duhet të ndihmojë formimin e kampionëve industrialistë të përkëdhelur, por të lërë konkurrencën që të stimulojë krijimin e tyre, u shpreh komisionerja e Konkurrencës, Margrethe Vestager, në një intervistë të botuar sot nga e përditshmja belge “Le Soir”.

“Industria evropiane nuk është vetëm kompani gjigante. Është një ekosistem sipërmarrjesh të të gjitha përmasave dhe kjo është një nga arsyet e qëndrueshmërisë së ekonomisë evropiane”, theksoi Vestager.

“Kur ka kampionë evropianë, kjo ndodh ngaqë ata janë stimuluar nga konkurrenca dhe jo ngaqë janë ushqyer me biberon dhe përkëdhelur. Konkurrenca është mënyra më e mirë që një sipërmarrje të jetë në formë dhe inovative”, vazhdoi ajo./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress