Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 12:02

​Vala TV – produkti më i ri

Prishtinë | 12/04/2019 11:50

Telekomi i Kosovës ka prezantuar produktin më të ri të Valës i quajtur Vala-TV.

Përmes këtij aplikacioni do të mund të shikohen një numër i madh i programeve.

Me rastin e lansimit të këtij produkti, Kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi, tha se për këtë aplikacion kanë punuar mbi 1 vit.

"Ngjarja që na ka bashkuar shumë na bënë të lumtur pasi sot e jetësojmë një projekt për të cilin kemi punuar më shumë se 1 vit. Konsumatorët të kenë mundësi ta instalojnë, është lider në krijimin e aplikacioneve të tilla. Dëshmojmë se ne jemi lider në krijimin e shërbimeve të reja. Shërbimi Vala TV do të ofrojë qasje të lehtë përmes një aplikacioni të krijuar. Nëpërmjet këtij aplikacioni do të kenë mundësi që të përdorin të gjitha elementet dhe për të shikuar TV në çdo kohë. Në këtë platformë bëjnë pjesë shumë programe. Sfidë e përhershme është ofrimi i produkteve inovative në fushën digjitale. Do të jemi të vendosur që Telekomi i Kosovës të prijë në vend me trendet e teknologjisë", tha ai.

Producenti i serialit “Kafeneja Jonë", Shkumbin Istrefi, bëri të ditur se shumë shpejt seriali do të lansohet në aplikacionin Vala-TV.

"Jam shumë i lumtur që jam sot këtu për të shpallur rikthimin e serialit me një cikël të ri, me një sezon të gjatë në bashkëpunim me Telekomin e Kosovës. Jam shumë i lumtur dhe falënderues për Telekomin që shumë shpejt do të mund të shikoni serialin", tha ai.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress