Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:51

​Vala-TV produkti më i ri i Telekomit të Kosovës

Prishtinë | 12/04/2019 14:02

Telekomi i Kosovës ka prezantuar sot produktin më të ri të Valës i quajtur Vala-TV, i cili është një aplikacion që mundëson shikimin e programeve televizive në telefona mobil.

Me rastin e lansimit të këtij produkti, kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, tha se për këtë aplikacion kanë punuar mbi një vit dhe se përmes këtij, aplikacioni konsumatorët do të kenë mundësi që me cilësi të shkëlqyer të marrin shërbime televizive.

Sipas tij, investimet e tilla e bëjnë Telekomin e Kosovës lider në krijimin e shërbimeve të reja teknologjike.

Istrefi bëri të ditur se në Vala-TV bëjnë pjesë kanalet televizive më të shikuara të vendit, duke bërë të mundur që konsumatori të ketë zgjidhje të shumta në këtë shërbim. Kjo sipas tij, e bënë VALA TV operatorin më të rëndësishëm dhe më të kërkuar në vend.

Ai tha se synojnë që të bëhen referenca numër një për ofrimin e platformave televizive nëpërmjet mjeteve digjitale.

Një risi që do të jetë në Vala-TV është rikthimi i serialit vendor “Kafeneja jonë”. Këtë e ka bërë të ditur producenti i këtij seriali Shkumbin Istrefi, i cili tha se fal këtij bashkëpunimi do të rikthehen serish me episode të reja./M.Duraku/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress