Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:31

​UNDP shënon Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave

Prishtinë | 15/11/2019 06:59

Foto nga arkiva

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit “Interdev 2”, sot organizon panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave.

13 prodhuese nga komunitetet shqiptare dhe gorane nga Vitia dhe Dragashi do të prezantojnë bizneset e tyre në këtë ngjarje duke shfaqur produkte bujqësore, delikatesa gastronomike dhe vepra të ndryshme artizanale tradicionale.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, UNDP-së dhe zyrtarë komunalë do të jenë të pranishëm në këtë panair që mbahet në Qendrën Kulturore në Viti./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress