Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:28

​Ulja e konsumit të energjisë, Kosovës i kërkohet të instalojë gypa të gazit

Prishtinë | 06/11/2019 12:57

Kosova për herë të parë është ‘nikoqire’ e konferencës së Këshillit Ndërkombëtar për Rrjetet e Mëdha Elektrike(CIGRE), me qëllim të shkëmbimit të përvojave në ekspertizën e sistemit elektro-energjetik në vendin tonë.

Me këtë rast u kërkua që Kosova të bëjë ndryshime, sidomos në instalimin e gypave të gazit për përmirësimin e ambientit dhe uljen e konsumit të energjisë së përgjithshme.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duke folur për sistemin energjetik në vend, tha se Kosova ka përparuar në aspektin legjislativ, por ka ende sfida, sidomos në efiçiencën e energjisë.  Sipas tij, lidhja e Kosovës  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me gaz do të jenë projektet e dekadës së ardhshme.


Pjesë e kësaj konference, përveç shumë ekspertëve energjetik evropian, ishte dhe sekretari i përgjithshëm  i CIGRE, Philippe Adam, i cili tregoi qëllimin dhe vlerat e CIGRE në botë.

Kryesuesi i Qendrës Energjetike për Hulumtime të Evropës Juglindore(SEERC), Klemens Reich foli për energjinë e ripërtërirë, teksa tha se fleksibiliteti dhe depozitimi është shumë i rëndësishëm për rritjen e shkëmbimit të saj.

CIGRE është institucion i përhershëm profesional ndërkombëtar, i themeluar në vitin 1921, i dedikuar për zhvillimin e sektorit të furnizimit me energji elektrike dhe nxitjen e bashkëpunimit me ekspertë të fushës nga e gjithë bota. CIGRE është e strukturuar si forumi më i madh botëror dhe aktivitetet kryesore i zhvillon ne kuadër të 16 komiteteve të ndryshme studimore, të cilat mbikëqyren nga një komitet teknik./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress