Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 11:08

​Uashingtoni sanksionon kompaninë minerare venezuelase

Prishtinë | 19/03/2019 20:13

SHBA-ja sanksionoi sot kompaninë minerare shtetërore venezuelase “Minerven” si dhe presidentin e saj, duke i akuzuar se “mbështesin regjimin e jashtëligjshëm të ish-presidentit Nicolas Maduro”, thuhet në një komunikatë të Thesarit amerikan.

Sipas SHBA-së “CVG Compania General de Mineria de Venezuela CA dhe Adrian Antonio Perdomo Mata ndihmojnë regjimin e Maduros që të bastisë pasuritë e Venezuelës duke vënë në rrezik popullsitë indigjene, duke cënuar territoret e mbrojtura, duke shkaktuar shpyllëzim dhe shkatërrime të habitatit”.

Thesari amerikan akuzon regjimin e Nicolas Maduro se “ka inkurajuar eksportimin e arit për t’u pasuruar në dëm të popullit venezuelas”.

Sipas Uashingtonit, kjo tregti i mundëson regjimit të qëndrojë në pushtet duke nëpërmjet ndihmës së mjeteve financiare./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress