Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:08

​Tregtia Maqedoni-Kosovë-Shqipëri, afaristët kërkojnë përmirësimin e infrastrukturës

Shkup | 18/09/2019 17:15

Infrastruktura rrugore është problemi më i madh për bashkëpunim më të madh tregtar midis kompanive nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

Biznesmenët nga këto tre vende me apel drejt Qeverisë së Maqedonisë Veriore që ta përshpejtojë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, pasi afati për ndërtim deri në vitin 2023 për ta është i papranueshëm.

“Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë si kërkesë shumëvjeçare e bizneseve, sidomos tani kur pjesa nga Kosova është gati, mbetet problemi kryesor në infrastrukturë. Vlerësojmë që ky moment është kritik për këtë projekt infrastrukturor dhe apelojmë deri tek Qeveria ta përshpejtoj këtë projekt dhe ta zgjidh këtë problematikë”, tha Nebi Hoxha, kryetar OEMVP.


Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi tha se Kosova nga ana e saj ka kryer investime të mëdha në infrastrukturë.   

“Natyrisht, në aspektin infrastrukturor Kosova ka bërë një investim më të madh. Ka pengesa për të cilat besoj se do të eliminohen shumë shpejt”, tha Krasniqi.

Përveç infrastrukturës rrugore, komuniteti i biznesit u ankua edhe për pengesat administrative jo tarifore, të cilat u premtuan nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për një zgjidhje të shpejtë.

Ngjarja rajonale B2B e afaristëve nga të tre vendet është duke u organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore./AlsatM/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress