Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:30

​Thaçi: Në rrugëtimin e saj BQK model për vendet e rajonit

Prishtinë | 19/11/2019 11:26

Në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës u tha se brenda 20 viteve është arritur që në Kosovë të krijohet një sistem i shëndoshë financiar, por sfidë mbetet ruajtja e këtij stabiliteti.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në 20 vjetorin e themelimit të BQK-së këtë institucion financiar e konsideroi si model për vendet e tjera.

Sipas tij nga lehtësira që u krijoi BQK përfituan qytetarët e Kosovës dhe mërgata.

Duke shprehur bindjes e tij se BQK do të forcohet tutje kreu i shtetit, Hashim Thaçi tha se sfidë mbetet integrimi i Bashkimin Evropian dhe ruajtje e stabilitetit financiar.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti u shpreh se Kosova ka arritur të ndërtojë në sistem të shëndoshë financiar.

 Sipas tij  gjatë kësaj periudhe është arritur lehtësira në qasjen në financa, ulje e interesit, dhe kreditë e këqija kanë shënuar rënie në 2.2 përqind.

Mehmeti tha se sektori bankar në Kosovë ka shënuar përparim në rritje të efikasiteti të ndërmjetësimit financiar, derisa progres ka pasur edhe në sektorin e sigurimeve dhe pensioneve.

Kurse, zëvendësdrejtori i  Fondacionit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang u shpreh se Banka Qendrore e Kosovës ka arritur progres mbresëlënës në këto dy dekada,  por që ka këshilluar që ky institucion të krijojë vegla për t’u përgjigjur tronditjeve financiare.

Sipas tij në Kosovë fokusi duhet të mbetet në zbatimin  të rregullës fiskale, pasi kjo ndikon që borxhi publik të mbetet nën nivel të lejueshmërisë.

Zhang tha se niveli kreditor në Kosovës ndonëse është duke e marr vetën, ai mbete më i ulët në krahasim me mesataren e vendeve të rajonit.

mbrojtjen dhe stabilitetin e qëndrueshmërinë e sektorit financiare”, u shpreh Zhang.

Zëvendësdrejtori i FMN-së tha se shkalla e zhvillimit ekonomik në Kosovë që sillet në mes 3 dhe 4 përqind nuk është e mjaftueshme për krijimin e vendeve të reja të punës.

Ai theksoi se  këto sfida me të cilat ballafaqohet Kosova,  mund të tejkalohen përmes reformave të duhura dhe duke e pasur të qartë agjendën politike sa i përket fokusit strategjik.

Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës ishin të pranishëm përfaqësues dhe drejtues ë institucioneve të tjera financiare të rajonit dhe më gjerë.

Ndërsa konferenca  e sotme me titullin “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”,  do jetë e ndarë në 4 sesione në të cilat do prezantohet studimi “Qeverisja Kooperative e Bankave në vendet e Ballkanit Perëndimor”. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress