Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:18

​Teleperformance organizon “Ditët e dyerve të hapura” për gjermano-folësit

Prishtinë | 05/11/2019 13:59

Teleperformance në Kosovë për dy ditë me radhë do të mbajë ngjarjen “Ditët e dyerve të hapura”, e cila mbledh të gjithë punëkërkuesit gjermano-folës, pa dallim gjinie, race apo nacionaliteti.

Nesër dhe pasnesër në Prishtinë, të gjithë ata që kanë njohuri të gjuhës gjermane, e që jetojnë në Kosovë do të kenë mundësi për aplikim punësimi në kompaninë më të madhe në botë për kujdesin ndaj klientëve “Teleperformance”.

Teleperformance në Kosovë është e pranishme në Prishtinë qe prej majit të vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe aktualisht ka mbi 500 të punësuar.

Udhëheqës i Degës Teleperformancë Prishtinë, Christian Francis, tha se nga Prishtina po i shërbejnë klientëve me renome të lartë në Gjermani, si “Sky Gjermani”.

“Ajo çfarë e bën të veçantë Teleperformancën në Prishtinë dhe Kosovë është se ne punojmë sipas standardeve dhe kualitetit gjerman. Unë kam ardhur në Prishtinë para 1 viti e gjysmë dhe qëllimi i ardhjes sime ka qenë pikërisht që të përmbahen standardet dhe kualiteti Gjerman. Ne punojmë në të njëjtën mënyrë sikurse në Gjermani, të gjithë të punësuarit tanë paguhen me kohë”, tha ai.

Teleperformanca, për më shumë se 40 vjet vazhdon të jetë lider botëror në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve. Mundësi e mirë punësimi, e me procedura të lehtësuara do u ofrohet edhe kësaj radhe gjermano-folësve në Kosovë me edicionin më të veçantë të ditëve të dyerve të hapura.

Në këto dy ditë, i punësuari do të përfitojë bonus të startit të punës prej 200 euro.

Menaxher i burimeve njerëzore, Arben Arbrashi, tha se Teleperformance ofron mundësi të mirë punësimi, sidomos me ngjarjet e “Ditëve të dyerve të hapura”, ku janë lehtësuar procedurat e punësimit.

“Çdokush që është i interesuar që plotëson kushte që është gjermano-folës, niveli të jetë B2 e më lartë, të vijë këtu pa ndonjë procedurë të komplikuar, të hyjë në testimet e gjuhës dhe nëse përshtatet profili ne ju ofrojmë menjëherë kontratë pune, pra është një mundësi e jashtëzakonshme”, tha Abrashi.

Të punësuarit në Teleperformancë duhet të kenë njohuri të gjuhës gjermane dhe po ashtu të mbajnë trajnimet nga trajner të certifikuar.

Trajnimet janë të paguara nga punëdhënësi.

Trajnerja në Teleperformance, Azra Haxhijaha, tha se hapi i parë për t'u punësuar në këtë kompani është të kesh njohuri të gjuhës gjermane, ndërsa hapi i dytë është trajnimi.

“Në dy ditët e para të punësimit, ne ofrojmë trajnim rreth Teleperformancës, ku të punësuarit marrin njohuri për Teleperformancën dhe përgatiten për të përdorur sistemet e punës, të njohin rregullat e punës dhe kulturën e punës. Pas trajnimit në 2 ditët e para të punësimit, pastaj vijojmë me trajnimin e punës, komunikimit dhe produkteve të klientëve, për projektin e caktuar në të cilin i punësuari do të punojë”, tha ajo.

Në “Ditët e dyerve të hapura”, kandidatët intervistohen aty për aty dhe nëse tregohen të suksesshëm pranojnë menjëherë ofertat apo kontratat e punës.

Kjo ngjarje organizohet me qëllim që të lehtësojë punësimin për të gjithë gjermano-folësit në Kosovë.

Ditët e dyerve të hapura mbahen të mërkurën dhe të enjten nga ora 09:00 deri në ora 19:00 në Prishtinë.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress