Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 11:58

​Telekomi, Zeka: Do t’i publikoj kontratat ‘top sekrete’

Prishtinë | 18/04/2019 13:21

Telekomi i Kosovës nuk i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin me kontrata Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

Kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri theksoi se përfundimisht menaxhmenti i Telekomit ka dorëzuar një pjesë të dokumentacionit, por jo të tërin. Kontrata e cila nuk është dorëzuar, sipas Ymerit është edhe ajo e marketingut dhe e qeras.

Ai tha se Telekomi duhet t’i dorëzoj të gjitha kontratat e kërkuara, 13 kontratat me palë të treta dhe shtoi se fushëveprimi I këtij Komisioni duhet të jetë hetimi i problemeve kryesore që e kanë sjell Telekomin në prag të falimentimit.


Armend Zemaj, anëtar, tha se mosplotësimi i dokumentacionit për Komisionin Hetimor, ka dyshime për t’i ikë përgjumësisë. Ai shtoi se për tenderamoninë në PTK ka pasur edhe vrasje.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu bëri të ditur se pjesa e dokumentacionit të dorëzuar nga menaxhmenti i  Telekomit në këtë komision janë me vulë ‘top sekret’.

Ndërsa, deputeti i Nismës Milaim Zeka tha se nëse këto kontrata ose dokumentet kanë vulë ‘top sekret’ nga menaxhmenti i Telekomiit, do t’i bëjë publike.

Ai theksoi se për keqpërdorimet siç tha ai të mëdha që kanë ndodhur në Telekom, ky menaxhment duhet ta sjellë të gjithë dokumentacionin me kontrata.

Ndërsa, deputetja nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar që të sqarohet me vendim se a duhet të hetohen kontratat, të cilat kanë përfunduar hetimet në prokuroi.

Edhe deputeti Shkumbin Demalija theksoi se lëndët, të cilat nuk kanë përfunduar në prokurori të hetohen deri në fund nga ana e këtij komisioni. 

Komisioni pa praninë e mediave ka shqyrtuar emrat e ekspertëve që do të angazhohen për hetim. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress